Pse Korea

Pse vetura nga Korea e Jugut

Korea e Jugut është një nga tregjet më të mira në botë për blerjen e një veture të përdorur — dhe arsyeja nuk është çmimi, por informacioni. Ja katër dallimet që kanë rëndësi.

1

Çdo veturë ka raport zyrtar inspektimi

Ky është dallimi kryesor. Në tregun korean vetura e përdorur nuk shitet pa dokument që përshkruan gjendjen e saj: kilometrazhin e verifikuar, historikun e aksidenteve, gjendjen e strukturës, të motorit dhe të transmisionit. Ju nuk i besoni fjalës së shitësit — i besoni një dokumenti që shitësi nuk e shkruan vetë. Te ne ai raport vjen i përkthyer në shqip.

2

Kilometrazh më i ulët

Koreja është vend i vogël dhe shumë i urbanizuar, me distanca të shkurtra dhe transport publik të fortë. Rezultati është se veturat atje mbledhin dukshëm më pak kilometra në vit se në Evropë. E njëjta veturë, i njëjti vit prodhimi — por me më pak kilometra në tabelë.

3

Pajisje shumë më e pasur

Blerësi korean zgjedh versione të pajisura: lëkurë, navigacion, kamera, sisteme ndihmëse për vozitje. Versionet bazë shiten pak atje. Kur e krahasoni me të njëjtin model nga tregu evropian, shpesh e gjeni një nivel pajisjeje që në Evropë do ta kishte kushtuar shumë më shtrenjtë.

4

Çmim më i favorshëm

Veturat vendore koreane — Hyundai, Kia, Genesis, Chevrolet — nuk mbajnë doganën koreane të importit, prandaj çmimet e tyre në treg janë më të ulëta se te ekuivalentët evropianë. Edhe pas transportit dhe doganës në Kosovë, llogaria shpesh del në favorin tuaj.

Çfarë duhet të dini para se të vendosni

Importi nuk është për këdo. Kërkon kohë: anija RORO organizohet mesatarisht çdo 20 ditë dhe udhëtimi deri në Durrës zgjat rreth 33 ditë, prandaj llogaritni rreth dy muaj nga porosia deri te dorëzimi. Nëse ju duhet veturë brenda dy javësh, importi nuk është rruga e duhur. Gjithashtu, zhdoganimin dhe targimin i kryen blerësi — ne ju udhëzojmë dhe ju përgatisim dokumentacionin, por procedurat i kryeni ju.