Procedurat
Nga përzgjedhja e veturës në Korenë e Jugut e deri te zhdoganimi në Kosovë — një proces i thjeshtë dhe transparent, me role të qarta për secilën palë.
Procedurat
Katër hapa të qartë nga përzgjedhja te targimi i veturës.
-
Përzgjedhja e veturës
Zgjidhni veturën që ju përshtatet nga oferta jonë e veturave të importuara nga Koreja e Jugut.
-
Inspektimi profesional
Bëhet inspektimi i veturës nga ekipi ynë profesional, me raport të detajuar të gjendjes.
-
Blerja dhe pagesa
Pas përfundimit të inspektimit dhe nëse jeni të kënaqur me gjendjen e veturës, bëhet blerja. Në këtë fazë kryhet pagesa e plotë në llogarinë zyrtare bankare të kompanisë.
-
Zhdoganimi dhe regjistrimi
Zhdoganimin dhe regjistrimin e veturës i kryen blerësi; ne ofrojmë mbështetje dhe udhëzime për dokumentacionin. Dogana është kosto shtesë përveç çmimit të veturës dhe varet nga çmimet zyrtare të vlerësimit doganor, andaj mund të ndryshojë.
Zhdoganimi, regjistrimi dhe kostot shtesë
Çmimet e publikuara janë deri në Prishtinë dhe nuk përfshijnë doganën, TVSH-në, taksat e regjistrimit apo targimin. Zhdoganimin dhe regjistrimin i kryen blerësi në emër të vet — ne ju udhëzojmë hap pas hapi me dokumentacionin, por procedurat doganore nuk i kryejmë ne. Shuma përfundimtare e doganës përcaktohet nga autoriteti doganor sipas çmimeve zyrtare të vlerësimit, prandaj çdo llogaritje paraprake është vetëm vlerësim orientues.
Auto Sallon Hysi është kompani e regjistruar në Kosovë, dhe të gjitha pagesat realizohen në llogarinë zyrtare bankare të kompanisë.
Transporti nga Koreja e Jugut realizohet me RORO dhe organizohet mesatarisht çdo 20 ditë. Koha e mbërritjes së veturës në Durrës është zakonisht rreth 33 ditë nga data e nisjes.